Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Urdhri i Trump për Shqipërinë, ambasada amerikane: S’do japim më verbërisht para që nuk sjellin asgjë për popullin amerikan

    January 29, 2025

    Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar zyrtarisht pas lajmit se i ishte dërguar Qeverisë shqiptare email me urdhrin e Donald Trump për pezullimin e financimeve për institucionet shqiptare.

    Sipas ambasadës, vendimi është marrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për rishikimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare.

    Në një deklaratë zyrtare, ambasada i referohet njoftimit të Zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, ku theksohet se ndihma financiare e SHBA-së, e administruar përmes Departamentit të Shtetit dhe USAID, është pezulluar për një periudhë 90-ditore.

    Ky pezullim synon të garantojë që fondet e taksapaguesve amerikanë të përdoren në mënyrë efektive dhe në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA.

    “Presidenti Trump deklaroi qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të japin më verbërisht para që nuk sjellin asgjë për popullin amerikan. Rishikimi dhe riorganizimi i ndihmës ndërkombëtare në emër të taksapaguesve që punojnë fort nuk është thjesht gjëja e duhur për t’u bërë, por është një detyrim moral. Sekretari është krenar që mbron investimet e Amerikës me një rishikim të qëllimshëm dhe të kujdesshëm se si ne shpenzojmë dollarët e ndihmës ndërkombëtare jashtë vendit,” thuhet në reagim.

    Ambasada konfirmon se vendimi prek një sërë institucionesh shqiptare, përfshirë organet e drejtësisë, ministritë kryesore, institucionet e pavarura dhe organizatat joqeveritare. Megjithatë, theksohet se ky është një pezullim i përkohshëm.

    Urdhri i Trump ‘godet’ dhe Shqipërinë, ndërpriten financimet për dhjetra ministri e institucione, edhe SPAK e GJKKO

    Reagimi i Ambasades Amerikane

    Ju referojme tek deklarata per shtyp e Zedheneses se Departamentit te Shtetit Tammy Bruce ne dt 26.  Me poshte gjeni variantin shqip te deklarates. Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për Rivlerësimin dhe Riorganizimin e Ndihmës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio ka pezulluar të gjithë ndihmën ndërkombëtare të SHBA të financuar nga ose përmes Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për shqyrtim. Ai po fillon një rishikim të të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare për të siguruar që ato të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA nën agjendën Amerika e Para.

    Presidenti Trump deklaroi qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të japin më verbërisht para që nuk sjellin asgjë për popullin amerikan. Rishikimi dhe riorganizimi i ndihmës ndërkombëtare në emër të taksapaguesve që punojnë fort nuk është thjesht gjëja e duhur për t’u bërë, por është një detyrim moral. Sekretari është krenar që mbron investimet e Amerikës me një rishikim të qëllimshëm dhe të kujdesshëm se si ne shpenzojmë dollarët e ndihmës ndërkombëtare jashtë vendit.

    Mandati i popullit amerikan ishte i qartë – ne duhet të ripërqendrohemi në interesat kombëtare amerikane. Departamenti dhe USAID-i e marrin shumë seriozisht rolin e tyre si kujdestarë të dollarëve të taksapaguesve. Zbatimi i këtij Urdhri Ekzekutiv dhe drejtimi i Sekretarit e çojnë më tej këtë mision. Siç ka thënë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, “Çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim duhet të justifikohet me përgjigjen për tri pyetje të thjeshta: A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të begatë?”

    Ju faleminderit

    dollaret e amerikes ndihmat e shba pezullohen ndihmat e shba per shqiperine urdhri i trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.