Këngëtari Klajdi Musabelliu, ka zbuluar në “Big Brother VIP”, teksa fliste me Rozana Radin për një pjesë nga jeta e tij personale.
Banori kthehet pas në kohë dhe tregon një sekret që nga spektakli i këndimit “Ethet e së premtes mbrëma”.
Ai shprehet se ka qenë i dashuruar me këngëtaren e mirënjohur Elvana Gjata. Ai thotë se ne qëndronim gjatë gjithë kohës bashkë dhe kjo gjë më bëri që të dashurohesha me të.
“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, kam ndjerë për të kur kemi qenë tek Ethet, pasi qëndronim gjatë gjithë kohës në prova bashkë dhe këndonim bashkë”, ka thënë Klajdi.


