Pas reagimit të vetë demokratit në lidhje me relatorin e çështjes “Babale”, reagimi i radhës ka ardhur nga Grupi Parlamentar i PD, Gazment Bardhi.
Nëpërmjet një positmi të bërë në rrjet Bardhi ka reaguar lidhur me ndryshimin e trupës gjykuese të zgjedhur me short në çështjen në Gjykatën e Lartë për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji.
Kreu i grupit parlamentar të PD nënvizoi se ky është një akt i paprecedent.
Ai shtoi se ndaj ish-ligjvënësit vijon padrejtësia. Më tej Bardhi bëri thirrje gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që të mos pranojnë të përdoren politikisht.
Postimi i Gazment Bardhi:
Akti i paprecedent i ndryshimit të trupës gjykuese të zgjedhur me short në çështjen në Gjykatën e Lartë të kolegut Ervin Salianji, është shembulli më i shëmtuar sesi nuk mund të jetë kurrë drejtësia.
Pas një vendimi politik të Gjykatës së Apelit që burgosi Ervin Salianjin vetëm se është kundërshtar i regjimit të Edi Ramës, kushdo priste dhe pret drejtësi nga Gjykata e Lartë. Por deformimi i rezultateve të shortit përzgjedhës dhe ndryshimi i trupës brenda 24 orëve, pa dhënë asnjë shpjegim, është sinjal që paralajmëron vazhdimin e padrejtësisë.
Duke dënuar me forcë manipulimin në rastin konkret, apeloj që gjyqtarët e ndershëm në Gjykatën e Lartë të mos pranojnë të përdoren politikisht për të mbajtur gjallë një padrejtësi dhe për t’u keqpërdorur për hakmarrje politike ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës.


