Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    Aktori i njohur amerikan humb jetën pas një sulmi me thi*ë, arrestohet një i dyshuar

    Përplasje mes dy automjeteve në Sarandë, një mjet përmbyset në rrugë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Sokol Binaj u zgjodh relatori i dosjes së tij, reagon Salianji: Kjo pengmarrje u vendos nga Rama

    January 27, 2025
    Sokol Binaj u zgjodh relatori i dosjes së tij, reagon Salianji: Kjo pengmarrje u vendos nga Rama

    Gjatë ditës së sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu në lidhje me zgjedhjen e relatorit të çështjes së tij në Gjykatën e Lartë, për të cilën u vendos gjyqtari Sokol Binaj.

    Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale, Salianji e cilësoi si “pengmarrje” procesin gjyqësor ndaj tij, ndërsa shprehet se çdo vendim merret me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

    Ai shprehet se Gjykata e Lartë ka nxjerrë dy trupa e dy relatorë të ndryshëm për rastin e tij.

    ‘Tani, vazhdojnë me shpifësinë e padrejtësisë, duke nxjerrë dy trupa e dy relatorë të ndryshëm për rastin tim, as më pak e as më shumë por në Gjykatën e Lartë!  Është e qartë. Ky nuk është proces, por pengmarrje. Jam i marrë peng nga një organizatë kriminale që interes ka të më mbajë larg zgjedhjeve dhe aktivitetit publik, pasi kam faktuar me qindra herë korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin ashtu siç dhe i kam mundur në çdo përballje zgjedhore! Qëllimi nuk fshihet më. Duhet të mbahem në burg, të mos lejohem të merrem me politikë, të bëj fushatë, të kandidoj! Ndryshimi apo manipulumi i shortit bëhet për të vonuar shqyrtimin dhe vendimmarrjen dhe po ashtu për të mbajtur nën presion gjyqtarët duke krijuar dy trupa. Një trupë që do të shqyrtojë çështjen, dhe një si siguresë për nevojën e qeverisë! Kjo është autokracia në veprim, ky është pushteti i sunduesit. Ky është regjimi! Kushdo do mbajë përgjegjësi, dita po vjen’, shkruan ai.

    Kujtojmë se ish-deputeti i PD Ervin Salianji u arrestua më 27 shtator 2024, pasi trupa gjykuese e gjykatës së Apelit me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale  dhe e kishte dënuar me 1 vit burg.

     

    pengmarrje u vendos nga Rama reagon Salianji Sokol Binaj u zgjodh relatori i dosjes së tij
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    June 5, 2026

    Aktori i njohur amerikan humb jetën pas një sulmi me thi*ë, arrestohet një i dyshuar

    June 5, 2026

    Përplasje mes dy automjeteve në Sarandë, një mjet përmbyset në rrugë

    June 5, 2026

    Përfaqësuesit e futbollit shqiptar në diasporë takohen me ministrin e Sportit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.