TIRANË– “Flori Official” një ndër banorët e fundit që është bërë pjesë e Big Brother VIP 5, i cili u prezantua nga si personazh i njohur i rrjeteve sociale duket se ka pasur një të kaluar me precedent penal.
Pjesmarrja e tij në këtë Reality Show u realizua në mënyrë të veçantë, e ndërtuar si një nga reklamat e tij të shitjeve online, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe banorëve.
Pavarësisht zhurmëës së madhe dhe prezencës së tij në ‘TIKTOK’ e ‘Instagram’ nuk u përmend në asnjë moment ishte emri dhe mbiemri i tij i vërtetë.
Identiteti i tij nuk u zbulua por sipas raportimeve të mediave vendase si dhe atyre italiane emri i vërtetë i tij është Florian Prini.


Një person i cili rezulton nga autoritetet italiane i përfshirë në çështje të rëndë penale. Mediat italiane kanë raportuar që në shkurt të vitit 2015 për goditjen e një rrjeti prostitucioni, ku Prini përmendej si një nga personat përgjegjës./SANMARINO/Radar.al


