Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë

    Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    5 miliardë euro ndihma sociale do të kursejë kancelari Merz

    September 3, 2025
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz synon që të kursejë në vit rreth 10% tek kostot e ndihmës sociale me emrin "Bürgergeld" -paratë për qytetarin.

    GJERMANI– Në debatin për shtetin social gjerman, kancelari Friedrich Merz është i mendimit, se duhet të kursehen 10% tek ndihma sociale e njohur “Paratë për qytetarin”. 50 miliardë euro në vit kushton kjo ndihmë.

    Në koalicionin gjerman të kristiandemokratëve,  CDU/CSU dhe Socialdemokratëve, SPD ka mospajtime të hapura në lidhje me financimin e shtetit social gjerman. Kancelari gjerman,  Friedrich Merz bëri të ditur në një intervistë, (SAT.1) të martën (02.09.) se  synon që të kursejë në vit rreth 10% tek kostot e ndihmës sociale me emrin “Bürgergeld” -paratë për qytetarin. Ky kursim do të kapte shifrën e 5 miliardë eurove. Me këtë Merz e përmendi me shifra konkrete kursimin që prek Ministrinë  Çështjeve Sociale të ministres Bärbel Bas nga partnerja e koalicionit, SPD, me të cilën këto ditë ka pasur debat publik “Si edhe më parë jam shumë i bindur, se 10% në këtë sistem duhet të lejohen të kursehen”, tha Merz.

    Merz kritikon ministren e tij për deklaratën “budallallëk”

    Kosto aktuale për ndihmën sociale “Bürgergeld” aktualisht arrin rreth 50 miliardë euro në vit. I pyetur për këtë Merz tha, se bëhet fjalë për një kursim rreth 5 miliardë euro. “Kjo është një shumë që duhet të jetë e mundur”, tha Merz. “Pra nëse ne nuk guxojmë më  në një sistem transfertash, që ecën në drejtimin e gabuar të kursejmë 10%, atëherë në dështojmë para një detyre të tillë”. Për Merz kjo duhet të “shuma më e vogël”.

    Bashkëkryetarja e SPD dhe ministre për Çështjet Sociale, Bärbel Bas përsëriti kritikat për CDU/CSU që duan të bëjnë shkurtime sociale

    Kancelari gjerman kritikoi edhe epitetin e përdorur nga ministrja Sociale, Bas, që e cilësoi si “bullshit” -“budallallëk” deklaratën e para disa ditëve të kancelarit Merz, se shteti social gjerman nuk është më i financueshëm.”Kam folur me të”, tha Merz. “I kam thënë, se ne nuk duhet ta vazhdojmë këtë në një nivel të tillë, dhe nuk do ta bëjmë.” Sipas kreut të CDU-së, SPD gjendet në një land në fushatë zgjedhore dhe ndoshta i duhet të flasë kështu.

    Zëvendëskancelari gjerman Lars Klingbeil nga socialdemokratët kishte deklaruar më parë se nuk përjashtonte taksa më të larta për ata që kanë të ardhura të larta dhe të pasurit. “Asnjë opsion nuk hiqet nga tavolina”, ishte shprehur kryetari i SPD-së për televizionin ZDF. Klingbeil si ministër i Financave duhet të mbushë boshllëqet prej miliarda dollarësh për buxhetet e ardhshme federale.

    Bas: “Ne jemi një vend i pasur”

    Bas përsëriti kritikat e saj ndaj thirrjeve të CDU/CSU për shkurtime sociale fundjavën e kaluar. “Duhet ta hedh poshtë këtë, sepse jemi një vend i pasur”, tha bashkëkryetarja e SPD-së për revistën Stern. “Dhe të thuash se duhet të shkurtojmë sigurimet shoqërore është e gabuar. Duhet të punojmë së bashku për më shumë rritje ekonomike, kjo është rruga e duhur.” Megjithë dallimet, Bas tha, se ajo beson, se “kancelari dëshiron që tëketë sukses me këtë koalicon”.  Ministrja për Çështjet Sociale është e bindur, se duhet të puojmë që të bëjmë shtetin “më të shpejtë dhe më efektiv” dhe “të punësojmë njerëzit që nuk kanë punë”. Për këtë nevojitet një dinamikë ekonomike./DW

    5 mld euro ndihma Kancelari Merz Merz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    June 17, 2026

    G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë

    June 17, 2026

    Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet

    June 17, 2026

    Gazetari i çjerr maskën Agron Shehajt (PAMJET)

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.