Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare/ Pse Italia “rrëzoi” letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës?

    September 24, 2024
    3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare/ Pse Italia "rëzoi" letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës?

    Pas ngjarjes tragjike ku një 3-vjeçar humbi jetën për shkak të ndërhyrjes dentare mësohet se Italia e ktheu letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës për kryerjen e ekspertizën mjekoligjore.

    Letërporosia bëhet me dije se është kthyer për mungesë dokumentacioni, pasi organi i akuzës mësohet se ka dërguar vetëm letrat dhe jo mostrat e plota.

    Familjarët e vogëlushit kanë kundërshtuar që ekspertiza mjekoligjore të ribëhet në Itali.

    Sipas, ekspertizës mjekoligjore që u bë nga IML rezultoi se shkak për vdekjen fatale të 3 vjeçarit ishte anestezia gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

    Por prokuroria e Tiranës kërkoi të bëhej ekspertiza mjekoligjore në Itali, pasi sipas organit të akuzës akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë, konkluzioni ishte i pasaktë dhe mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje pyetjeve të lindura në lidhje me ngjarjen.

    Gjithahstu zbulohet se prokuroria ka marrë në pyetje vetëm një mjek në QSUT, ndërsa bluzat e tjera të bardha nuk janë marrë në pyetje kur 3-vjeçari ishte i shtruar te pediatria, pasi kishte bërë ndërhyrje në dhëmbë te klinika e Roland Xhaxhos.

    Mësohet se kur Briani ishte i shtruar në QSUT kanë asistuar rreth 6 mjekë. Po ashtu, prokuroria ka sekuestruar kartelën te QSUT dhe nuk ka lënë asnjë kopje për familjarët.

    Familjarët e 3-vjeçarit kanë kërkuar vazhdimisht informacion nga prokuroria lidhur me hetimet, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

    Përgjigja e kthyer është “Ju si trashëgimtarë të viktimës nuk keni të drejtë të informoheni gjatë hetimit, kur të mbarojnë hetimet do u pajis me dosjen”.

    3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë ne reanimacionin e Pediatrisë më datë 1 tetor 2023, tre ditë pas një mjekimi që kreu në 14 dhëmbë në klinikë dentare të mjekut Roland Xhaxho.

     

     

    klinika e mjekut Roland Xhaxho letërporosia vdekja e 3 vjecarit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    June 5, 2026

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

    June 5, 2026

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    June 5, 2026

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.