Këshilli i Bashkimit Europian ka miratuar 13 mln euro ndihmë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
‘Një tjetër arritje historike! Sot Këshilli i BE-së miratoi një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mbështetur Forcat e Armatosura Shqiptare në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes. Kjo nismë synon të forcojë aftësitë ushtarake të Shqipërisë dhe të rrisë sigurinë rajonale.’- shkruan Borrell në mediat sociale.