Detaje të reja kanë dalë në pah nga arrestimi i pedagogëve të “Aleksandër Xhuvani“.
Nga hetimet e bëra rezultoi se pedagogët e universitetit të Elbasanit nuk pranonin vetëm para nga studentët… por edhe prodhime bio.
Sipas disa mesazheve të publikuara në rrjet pedagogët nuk hezitojnë të refuzojnë “dhuratat” bio nga studentët që vinin nga zonat rurale të Elbasanit.
Në mesazhet midis pedagoges dhe studentit, ky i fundit e lajmëron atë se i ka sjellë patate bio, por pedagogia është larguar nga universiteti.
“Zysha të kam sjellë diçka, ku mund ta lë? Ke ikur apo je në shkollë? Të kam sjellë një thes me patate, ku mund t’i lë“,”-shkruhet në një nga mesazhet.
Ju kujtojmë se deri më tani policia ka vënë në pranga: Monika Hodaj, 49 vjeçe, Beatriçe Gani, 58 vjeçe, Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Ornela Bilali, 50 vjeçe, Zyhra Gripshi, 37 vjeçe dhe Gazmend Hodaj, 59 vjeç dhe ka shpallur në kërkim Edlira Gugu.

Adrian Shingjergji

Edlira Gugu


