Pas lëshimit të urdhër ndalimit të pedagogëve në Elbasan, policia nuk ka humbur shumë kohë.
Para pak çastesh burimet policore njoftuan arrestimin e 6 pedagogëve me akuzën e shpërdorimit të detyrës duke përfituar para për të kaluar në provime studenten.
Ndërkohë mbetet në kërkim dhe një tjetër pedagog.
U arrestuan Beatriçe Gani, Florinda Tarusha. Monika Hodaj, Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji.
Njoftimi i Policisë
Shpërdoruan detyrën duke përfituar para për të kaluar në provime studenten, vihen në pranga 6 pedagogë dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan nga gazetarët e emisionit investigativ, për një rast të shpërdorimit të detyrës duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe me qëllim për të përfituar shuma parash, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Teza”.
Në kuadër të operacionit policor nën drejtimin e Prokurorisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. H., 49 vjeçe, B. G., 58 vjeçe, F. T., 56 vjeçe, A. Sh., 61 vjeç, O. B., 50 vjeçe, Z. G., 37 vjeçe dhe G. H., 59 vjeç.
Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasen E. G., 51 vjeçe, pedagoge.


