Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Zvicra i ka shitur Serbisë teknologji për përgjime

    February 3, 2025
    Zvicra i ka shitur Serbisë teknologji për përgjime

    Gjithnjë e më shumë njerëz në Serbi po kërkojnë ndryshime. Vuçiqi ka hedhur poshtë kërkesat për dorëheqje. Aktivistët po përgjohen me pajisje nga Zvicra.

    Kriza politike në Serbi po thellohet. Të martën e kaluar kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq dha dorëheqjen. Ndërsa në fudjavë janë mbledhur dhjetëra mijëra demonstrues në Novi Sad, për të shënuar tremujorin e vdekjes së 15 personave nga shembja e një kulmi në një stacion të trenit në këtë qytet.

    Kryeministri dha dorëheqje pas protestave të shumta, por kjo nuk ka gjasa të kënaqë lëvizjen e protestës, studentët dhe qindra mijëra njerëz të tjerë që po protestojnë prej tre muajsh. Studentët dhe demonstruesit kërkojnë më shumë – ata kërkojnë reforma të thella dhe shpresojnë ndryshimin e politikës në Serbi, e cila është e afërt me Rusinë, shkruan Fabian Eberhard, kryeredaktor i edicionit javor të gazetës zvicerane Blik.

    Vuçeviq dha dorëheqje, por demonstruesit nuk kënaqen

    Përgjimet e regjimit të Vuçiqit

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është kapur pas pushtetit dhe po përdor metoda jashtëzakonisht të diskutueshme në përpjekje për të ndalur protestat dhe evituar rënien e tij. Në fund të vitit 2024, organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International dhe rrjeti investigativ BIRN njoftuan se qeveria e tij po monitoronte aktivistët dhe gazetarët. Sipas analizës së të dhënave, autoritetet serbe kanë instaluar ilegalisht spyware në dhjetëra telefona të kritikëve të regjimit, shkruan gazeta. Programet e vëzhgimit shkarkonin foto dhe mesazhe me tekst, dhe përgjonin mikrofonat e shikonin kamerat e kundërshtarëve të Vuçiqit.

    Ministria e Brendshme e Serbisë dhe shërbimi inteligjent (BIA) i kanë hedhur poshtë akuzat si “të pakuptimta” dhe “të pasakta”. Por dyshimet kanë mbetur.

    Teknologji spiunazhi me vlerë dy milionë franga
    Hulumtimet e fundit tregojnë se qeveria serbe po mbështetet edhe tek teknologjitë zvicerane për operacionet e saj të spiunimit. Në vitin 2023, autoritetet zvicerane miratuan dërgimin në Serbi të të ashtuquajturave IMSI-catchers, me një vlerë prej gati dy milionë franga. Këto pajisje shumë të sofistikuara mundësojnë zbulimin e vendndodhjes, përgjimin dhe monitorimin e telefonave celularë. Këto janë pajisje që mund të përdoren për të lexuar Identitetin Ndërkombëtar të Pajtimtarit celular (IMSI) nga karta SIM e një telefoni celular dhe për të përcaktuar vendndodhjen e tij brenda një qelize specifike të rrjetit celular. Zakonisht përdoret në luftën kundër krimit.

    Sekretariati Zviceran për Çështjet Ekonomike (Seco) konfirmoi dorëzimin e këtyre pajisjeve. Sipas zëdhënësit Fabian Mayenfisch, pajisjet e vëzhgimit u eksportuan në institucionet shtetërore në Serbi. Ai nuk ka specifikuar, por me siguri ka qenë Ministria e Punëve të Brendshme apo shërbimi inteligjent BIA. Nuk dihet gjithashtu se cila kompani zvicerane e ka zbatuar kontratën.

    Protestat vazhdojnë

    Blik shkruan seshitja e teknologjisë zvicerane të vëzhgimit shtetit serb është e diskutueshme. Rregullorja për eksportin dhe ndërmjetësimin e mallrave për mbikëqyrje të internetit dhe celularëve ndalon shpërndarjen nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se teknologjia do të përdoret për shtypje në vendin e përdoruesit përfundimtar.

    Sot eksportet ndoshta do të refuzoheshin

    Për vendimin për eksportimin e IMSI, Seco u konsultua me Ministrinë e Punëve të Jashtme (EDA), Ministrinë e Mbrojtjes (VBS) dhe shërbimin e inteligjencës (NDB). Në fund qeveria dha dritën jeshile. Zëdhënësi i Seco, Mayenfish tha: “Gjatë shqyrtimit individual nuk kishte prova të mjaftueshme që përdoruesi do ta përdorte këtë teknologji për presione e shtypje.”

    Sot ndoshta vendimi do të ishte ndryshe. Dëshmia se autoritetet në Serbi po përdorin spyware kundër kritikëve të regjimit tani janë shumë të qarta. Aktivistët dhe gazetarët u thirrën në polici për të ashtuquajturat “intervista informative”, një praktikë e kohës së komunizmit në të cilën personazhet e opozitës u morën në pyetje pa një arsye të qartë. Sipas një raporti të Amnesty International, nga policia u përdor edhe softueri izraelit Pegasus, si dhe softueri serb i vëzhgimit Novispy.

    Tani ka mbetur vetëm Vuçiq

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po qeveris gjithnjë e më shumë duke përdorur metoda autoritare. Media, gjyqësori dhe administrata janë kryesisht nën kontrollin e besnikëve të tij. Por protestat e nisura tre muaj më parë tani po e kërcënojnë seriozisht edhe atë. Vendi është dëshmitar i demonstratave më të mëdha që nga kryengritja kundër Slobodan Millosheviqit në vitin 2000.

    Vuçiq, i cili ka qenë në pushtet në funksione të ndryshme që nga viti 2012, ka akuzuar protestuesit se janë nën kontrollin e shërbimeve të huaja inteligjente.

    Me tërheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq, qeveria serbe shpreson të qetësojë opozitën. A do të ndihmojë kjo sakrificë e kryeministrit? Pas dorëheqjes së tij, protestat kanë vazhduar. Lëvizja protestuese ka vetëm një fajtor për situatën në vend: Aleksandar Vuçiqin, përfundon Blik./DW

    Aleksandër Vuçiç Protesta ne serbi teknologji për përgjime Zvicra
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.