Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikimi i motit për sot 11 Qershor 2026

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zonat e mbrojtura/ Vizitorët u rritën me 21% në 2024, nga parqet kryesojnë Alpet

    January 28, 2025
    Zonat e mbrojtura/ Vizitorët u rritën me 21% në 2024, nga parqet kryesojnë Alpet

    TIRANË– Natyra duket se ka fituar zemrat e turistëve gjatë vitit që lamë. Vizitorët në zonat e mbrojtura u rritën në janar-nëntor 2024  me 21 për qind sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura duke treguar për një ecuri pozitive të turizmit natyror në vend.

    Ndërkohë vetëm gjatë muajit nëntor të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, tregojnë se ka pasur rreth 314,296 vizitorë vendas dhe të huaj, apo 34 % më shumë se muaji Nëntor të vitit 2023.

    “Numrin më të madh të vizitorëve e kanë pasur zonat e mbrojtura të qarkut Korçë, Shkodër dhe Fier. Rritjen më të madhe të vizitorëve në këtë muaj e ka pasur vizitorët në zonat e mbrojtura atë Qarkut Elbasan. Më poshtë gjeni tabelën e vizitorëve gjatë periudhës 11 mujore në të gjitha zonat e mbrojtura, të grupuara sipas qarqeve” thuhet në përmbledhjen e ministrisë së Turizmit që i referohet raportimeve të AKZM.

    Sa i takon pikave më të frekuentuara kjo ka ndryshuar përgjatë vitit por të paktën për vjeshtën duket se kryesimin e mbajnë Alpet. Konkretisht gjatë nëntorit Alpet e Shqipërisë që zënë 35 % të numrit të vizitorëve në total të vizitorëve në parqe për këtë muaj, të dytët janë Divjakë Karavasta, e cila është vizituar nga 18% të totalit të vizitorëve që kanë vizituar Parqet Kombëtare në këtë muaj.

    Në Monumentet e Natyrës, numrin më të madh të vizitorëve për nëntorin e ka Shpella e Shënandoit e vizituar nga 20,6% e vizitorëve që kanë vizituar Monumentet e Natyrës, e ndjekur nga Ujërat Termale të Bënjës e vizituar nga 16,4% e totalit të vizitorëve).

    Nga Rezervatet Natyrore të Menaxhuara numrin më të madh të vizitorëve e ka rezervati natyror i Qafështamës, i vizituar nga 24% e vizitorëve që kanë vizituar këto Rezervate natyrore të menaxhuara, e ndjekur nga Kune Vain Ishëm Patok (17,9%)./MONITOR

    Alpet Zonat e Mbrojtura
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikimi i motit për sot 11 Qershor 2026

    June 11, 2026

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.