Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje duke filluar prej orëve të mesditës.
Në orët e vona të mbrëmjes shtim të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura duke nisur nga zona e veriut dhe më pas edhe në pjesën tjetër të territorit.


