Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reagimet gjermane-lehtësim dhe skepticizëm

    Grabitet me ar*ë një pikë karburanti, shpallen në kërkim autorët

    Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    “Zona e ka*telit të Suel Çelës”/ Berisha ndan videon nga 11 Maji: Votojnë komisionerët dhe…

    July 7, 2025
    "Zona e kartelit të Suel Çelës”/ Berisha ndan videon nga 11 Maji: Votojnë komisionerët dhe...
    Sali Berisha

    TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku ka denoncuar edhe një herë atë që e quan “Farsa elektorale e 11 majit”.

    Përmes një video të bërë publike për mediat, Berisha pretendon manipulim të votës nga ana e komisionerit në një qendër votimi, në një zonë që sipas tij kontrollohet nga grupi i Suel Çelës.

    “Farsa zgjedhore 11 maj 2025 ishte një farsë universale. Ishte një proces i degraduar dhe i dhunuar në të gjithë shtrirjen dhe segmentet e tij. Unë e kam deklaruar dhe e deklaroj përsëri se në farsat elektorale, vota vdes pa rënë në kuti. Por cilido që sheh dokumentet zyrtare të procesit zgjedhor të ditës së zgjedhjeve më 11 maj konstaton se ajo është autopsia e kufomës së farsës elektorale. Edhe aty nuk kanë lënë nen dhe ligj pa thyer. Me 11 maj, dokumentet zyrtare faktojnë se masivisht qytetarët kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve që u qëndronin si xhelatë të votës së lirë në dhomën e fshehtë. Mund të kisha rreshtuar këtu qindra e qindra raste, por unë kam sjellë vetëm disa për kursim kohe. Dhe këto disa janë vetëm në një qendër, imagjinoni ju po të shtriheshin në qendrat e tjera. Votuesi shkon aty se plusin po e vendos komisioneri. Tani ai e palos, votuesi ka për detyrë të palosë fletën e votimit që e votoi komisioneri. Është e njëjta qendër votimi. Edhe këtu, komisioneri shoqëron votuesin dhe voton. Komisionieri terrorist elektoral. Është zona e kartelit të Suel Çelës. 2285, mos gabohem, është qendra e votimit. Detyra e tij është vetëm të palosë fletën e votimit. Prapë, komisioneri… Unë thashë kam marrë disa, po mund t’u sillja këtu me qindra. Vetëm nga një qendër ë, se është e lehtë të diktohet që është e njëjta qendër. Harroi ta përqafonte… Beso dhe kontrollo… Komisioneri terrorist elektoral… Ja mbi se qëndron mandati i katërt i Edi Ramës, mbi krimin, drogën. Po, po, edhe ky i dikton votën. E shihni cili ka qenë votimi? Tani do votojë edhe ky vetë prapë, sa herë të dojë. Vazhdon komisioneri.“-u shpreh Berisha./Radar.al 

    sali berisha suel cela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reagimet gjermane-lehtësim dhe skepticizëm

    June 16, 2026

    Grabitet me ar*ë një pikë karburanti, shpallen në kërkim autorët

    June 16, 2026

    Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

    June 16, 2026

    Arrestohen dy shtetase kolumbiane për pr*stitucion në Fier

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.