Pasditen e sotme, një zjarr ka përfshirë tarracën e një qendre tregtare në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ngjarja është raportuar rreth orës 15:00 dhe menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur njësitë e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Pamjet nga vendi tregojnë se zjarrfikësit kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi shkallën e dëmeve materiale.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit.


