Një banesë pranë zonës historike të Vlorës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të njoftuara nga vetë banorët, të cilët kanë reaguar në kohë për të shmangur përhapjen e flakëve në banesa të tjera përreth.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa hetimet për përcaktimin e saktë të shkaqeve janë në vijim.


