KURBIN– Gjatë natës bëhet me dije se ka rënë zjarr në një magazinë me lëndë drusore në Kurbin.
Zjarri mësohet se ka rënë në fshatin Shullaz ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Për shkak të materialeve drusore zjarri është përhapur me shpejtësi.
Nga ky zjarr ka vetëm dëme materiale të cilat janë të konsiderueshme dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Zjarri u fik disa orë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. Gjithashtu kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit./Radar.al


