Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një stallë derrash në fshatin Fushë-Gjormë, në Kurbin, duke shkaktuar një tragjedi ekonomike për pronarin.
Si pasojë e flakëve janë ngordhur rreth 450 derra, ndërsa stalla është shkrumbuar plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë shumë i lartë.
Ferma ishte në pronësi të Petrit Ndrecës. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet edhe ekspertiza piroteknike për të përcaktuar burimin e mundshëm të flakëve.
Autoritetet lokale po ndjekin nga afër situatën dhe kanë marrë në pyetje dëshmitarë për të ndihmuar në hetim.


