Një vatër e re zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në fshatin Ermenj, njësia administrative Lenie, në bashkinë Gramsh, duke përfshirë me shpejtësi një zonë me bimësi të dendur.
Banorët janë në alarm, pasi flakët po i afrohen rrezikshëm shtëpive dhe pyjeve përreth. Mungesa e mjeteve zjarrfikëse dhe terreni i vështirë po pengojnë ndërhyrjen, duke e bërë situatën edhe më kritike.
Autoritetet vendore janë njoftuar, ndërsa bëhen thirrje urgjente për mobilizimin e forcave zjarrfikëse, strukturave të emergjencës dhe vullnetarëve për të frenuar përhapjen e zjarrit. Banorët apelojnë për veprim të menjëhershëm për të shmangur dëme të mëdha.


