Motra e artistit Gjesti, Blerina, ka kurorëzuar në heshtje një kapitull të ri në jetën e saj personale, duke u fejuar larg vëmendjes së publikut.
Prej kohësh ajo është tërhequr nga rrjetet sociale, duke zgjedhur qetësinë dhe privatësinë. I vetmi kanal ku ruan kontakt me ndjekësit mbetet Snapchat-i, ku herë pas here ndan momente nga përditshmëria.
Lajmi për fejesën nuk erdhi përmes një njoftimi të drejtpërdrejtë, por u zbulua falë fansave të vëllait të saj. Ata i kishin dërguar një buqetë me lule dhe një letër urimi për fejesën, të cilat Blerina vendosi t’i publikojë vetë.
Edhe pse tashmë nuk e fsheh unazën, ajo ka zgjedhur të mbajë partnerin larg syrit publik, duke mos zbuluar detaje për identitetin apo historinë e tyre të dashurisë.
Ndërkohë, vetë Gjesti duket se është i fokusuar në muzikë. Sipas burimeve nga emisioni i Prive me Liberta Spahiu, ai po punon për një EP të ri me pesë këngë, që pritet të shënojë një rikthim të fortë në skenë, ndërsa në projekt përfshihet edhe DJ Gimbo.


