Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zi, protesta dhe paralajamërime në Mineapolis

    January 26, 2026

    Minneapolis është ende i shokuar pas vrasjes së demonstruesi nga një oficer federal i agjencisë së migracionit. Guvernatori Walz e sheh SHBA-në në një pikë kthese – dhe është i indinjuar nga sjellja e Trump.

    Gjatë gjithë fundjavës, njerëzit në Minneapolis u mblodhën në ceremoni përkujtimore, vendosën lule dhe postera në kujtim të Alex Pretti, i cili u vra nga një oficer federal. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, iu drejtua përsëri shtypit: “Donald Trump – cili është plani? Çfarë duhet të bëjmë për t’i nxjerrë këta agjentë federalë nga shteti ynë?” Walz u shpreh dukshëm i zemëruar nga justifikimi i administratës Trump për të shtënat e oficerëve federalë si vetëmbrojtje: “Kjo është një pikë kthese, Amerikë. Nëse nuk mund të biem dakord të gjithë se është e gabuar shpifja ndaj një qytetari amerikan dhe ndotja e gjithçkaje të cilën ai përfaqësonte. Dhe që ne nuk duhet ta besojmë atë që shohim – atëherë nuk di çfarë tjetër të them.”

    “Atë që shohim” – Walz me këtë i referohet videove të incidentit. Ato tregojnë Alex Pretti-n, një infermier i kujdesit intensiv, ishte duke u përpjekur me sa duket të ndihmojë një protestues. Oficerët e Patrullës Kufitare dhe të Imigracionit dhe Doganave (ICE) e rrëzojnë atë përtokë. Pastaj qëllohen disa të shtëna. Pretti me sa duket ishte i armatosur. Sipas Departamentit të Policisë së Minneapolis, 37-vjeçari ishte pronar i ligjshëm i armëve me leje.

    Pamjet bien ndesh me deklaratat e qeverisë amerikane

    Por asnjë video nuk e tregon Prettin duke nxjerrë armën. Pamjet bien ndesh me atë që Gregory Bovino, një zyrtar i lartë i Patrullës Kufitare, deklaroi të shtunën menjëherë pas incidentit: Duket se ishte një situatë në të cilën dikush kishte për qëllim të shkaktonte dëme maksimale dhe një masakër kundër forcave të ligjit, pretendoi Bovino. Sekretarja e Shtetit për Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, foli për terrorizëm të brendshëm. Të dielën, Bovino ishte disi më i kujdesshëm, duke iu referuar hetimeve që po vazhdonin. Por Noem shtoi në një sqarim në Fox News, se oficerët e policisë federale kishin frikë për jetën e tyre.

    Guvernatori i Minesotës u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë gjatë protestave. Shteti federal ngriti padi kundër veprimeve të patrullës kufitare dhe policisë së imigracionit. Një seancë dëgjimore është planifikuar për të hënën. Prokurori i Përgjithshëm i Minesotës, Keith Ellison, paralajmëroi: “Nëse nuk e ndalojmë këtë, do të vazhdojë dhe nuk do të jetë mirë për askënd në këtë vend.”

    Trump akuzon Demokratët për përçarje

    Nuk duket se Donald Trump do të tërheqë forcat federale nga Minesota. Përkundrazi, në Truth Social, Trump u bëri thirrje Walz dhe guvernatorëve dhe kryetarëve të tjerë të bashkive nga Demokratët të bashkëpunojnë me administratën e tij në vend që të “nxisin flakët e përçarjes, kaosit dhe dhunës”. Anëtarët demokratë të Kongresit tani po kërcënojnë të bllokojnë projektligjin e buxhetit për të parandaluar fonde shtesë për ICE.

    Vendosja e patrullave kufitare dhe policisë së imigracionit në qytetet e qeverisura kryesisht nga demokratët është pjesë e planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të kryer operacionin më të madh të dëbimit në historinë e SHBA-së. Në Minesota, 37-vjeçari Alex Pretti ishte personi i dytë i vrarë në më pak se tre javë. Më 7 janar, oficerët e Agjencisë së Imigracionit, ICE qëlluan dhe vranë 37-vjeçaren Renee Good./DW

    Minneapolis Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.