Sa herë nuk keni ndjerë dëshirën për t’u “zhdukur nga gjithçka”? Në Japoni, ky impuls ka një emër: johatsu, që fjalë për fjalë do të thotë “avullim”.
Ndryshe nga një psherëtimë e zakonshme në momente dëshpërimi, jōhatsu përfaqëson një vendim të qëndrueshëm për t’u larguar nga jeta e përditshme: të braktisësh shtëpinë, punën, familjen dhe miqtë pa paralajmërime dhe pa shpjegime.
Arsyet janë të ndryshme dhe shpesh të dhimbshme: probleme financiare, dështime personale ose profesionale, skandale, dhunë në familje, apo thjesht presionet e padurueshme shoqërore. Në kulturën japoneze, lënia e punës konsiderohet e turpshme, ndërsa fenomeni lidhet ngushtë edhe me raste ekstreme si karoshi (vdekja nga puna) ose vetëvrasjet.
Shumë individë zgjedhin jōhatsu edhe për të kursyer familjen nga barrat financiare që mund të lindin pas një vetëvrasjeje, si borxhe apo shpenzime funerale.
Fenomeni po shqetëson Japoninë, duke u rritur sidomos mes të rinjve, dhe reflekton presionet e forta sociale, mungesën e mbështetjes dhe kulturën e ashpër të punës që karakterizon vendin e Diellit.


