Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Greva e doganave greke, pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare! Lejohen vetëm këmbësorët dhe emergjencat

    Raporti i AKM/ Zjarret e 2025 shkaktuan 77 milionë euro dëme, Vlora mban gati 53% të faturës

    Çfarë rezervon gushti për Demin? Parashikimi i Cosmopolitan: Nis me sfida dhe mbyllet me realizim dëshire

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Më shumë të ardhura se shpenzime, sufiçiti 563 milionë euro! Raporti janar-qershor, institucionet lënë pa shpenzuar 102 milionë euro

    July 26, 2026
    Më shumë të ardhura se shpenzime, sufiçiti 563 mln euro! Raporti janar-qershor, institucionet lënë pa shpenzuar 102 milionë euro

    Më shumë para po mblidhen nga taksat e tatimet sesa po shpenzohen nga institucionet. Raporti i Ministrisë së Financave tregon se si rezultat i të ardhurave më të larta se shpenzimet, buxheti u mbyll me një suficit prej 563 milionë eurosh në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

    Në total arka e shtetit ka mbledhur 410.6 miliardë lekë ose rreth 4.3 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit, duke u rritur me 12.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, madje duke tejkaluar edhe planin e Ministrisë së Financave për këtë periudhë me afro 207 milionë euro.

    Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi mbi të ardhurat personale kanë pasur ecurinë më të mirë në këtë gjashtëmujor. Më konkretisht nga TVSH u mblodhën 120.7 miliardë lekë duke u rritur me 10.6% në raport me vjet, e ndikuar nga rritja e çmimeve por edhe nga shtimi i konsumit.

    Ndërsa nga tatimi mbi të Ardhurat Personale 47.5 miliardë lekë, ose 16.6% më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Rol në këtë rritje ka dhënë jo vetëm rritja e pagave si në shtet edhe në privat, por edhe formalizimi i tregut apo plotësimi i DIVA dhe pagimi i detyrimeve që rridhnin pas saj.

    Sa i takon shpenzimeve, vijon halli i vjetër, pasi mblidhen shumë para por nuk shpenzohen me të njëjtin ritëm. Janë 102 milionë euro shpenzime të planifikuara dhe të parealizuara. Deri në fund të qershorit Ministria e Financave thotë se janë shpenzuar 3.8 miliardë euro, ndërsa plani ishte që të harxhoheshin pak më shumë se 3.9 miliardë euro.

    Referuar të dhënave të ministrisë në këtë 6 mujor probleme janë hasur tek shpenzimet korrente të cilat arritën në 321 miliardë lekë ose 10,8 miliardë më pak se plani. Gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar më pak para për pagat dhe sigurimet e administratës, nuk u realizua plani për interesat e borxhit si dhe nuk u harxhua sa ishte planifikuar as nga pushteti vendor. Kurse shpenzimet kapitale në gjashtëmujor ishin 36.7 miliardë lekë ose 10.2% më shumë se vjet.

    Më shumë të ardhura se shpenzime Raporti janar-qershor sufiçiti 563 mln euro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Greva e doganave greke, pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare! Lejohen vetëm këmbësorët dhe emergjencat

    July 26, 2026

    Raporti i AKM/ Zjarret e 2025 shkaktuan 77 milionë euro dëme, Vlora mban gati 53% të faturës

    July 26, 2026

    Çfarë rezervon gushti për Demin? Parashikimi i Cosmopolitan: Nis me sfida dhe mbyllet me realizim dëshire

    July 26, 2026

    Flakët në pyllin e Sodës, Lamallari: Orë të vështira, jemi në terren deri në normalizimin e plotë të situatës

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.