Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Çfarë rezervon gushti për Demin? Parashikimi i Cosmopolitan: Nis me sfida dhe mbyllet me realizim dëshire

    July 26, 2026
    Çfarë rezervon gushti për Demin? Parashikimi i Cosmopolitan: Nis me sfida dhe mbyllet me realizim dëshire

    Revista Cosmopolitan ka publikuar parashikimin astrologjik për muajin gusht 2026, të përgatitur nga Stephanie N. Campos, astrologe, mediume dhe autore e specializuar në astrologji, tarot dhe praktika mistike, e njohur edhe për podcast-in Daily Horoscope for Your Zodiac Sign.

    Sipas saj, për të lindurit në shenjën e Demit, gushti do të jetë një muaj i përqendruar te familja, vendimet për shtëpinë dhe marrëdhëniet personale. Në të njëjtën kohë, nuk do të mungojnë mundësitë në punë, njohjet e reja dhe zhvillimet pozitive që mund të realizojnë një dëshirë të kahershme.

    Sipas Stephanie N. Campos, në këtë muaj të nxehtë marrëdhëniet me prindërit, të afërmit ose njerëzit më të afërt do të kërkojnë më shumë vëmendje, ndërsa për disa nuk përjashtohen debatet apo vendimet e rëndësishme që lidhen me shtëpinë, ndryshimin e banesës ose jetesën.

    Pas datës 6 gusht, situata nis të qetësohet. Venusi në Peshore sjell më shumë ekuilibër në rutinën e përditshme, mundësi për t’u kujdesur më shumë për veten dhe vlerësim në punë. Pak ditë më vonë, më 11 gusht, Marsi në Gaforre ju shtyn të flisni hapur dhe të mos pranoni më situata që ju kanë bezdisur prej kohësh. Mund të ketë përplasje me miq ose familjarë, por sipas astrologes, ato do të ndihmojnë në sqarimin e marrëdhënieve.

    Një pikë kthese vjen më 12 gusht me Eklipsin Diellor në Luan. Campos thotë se kjo është koha për të lënë pas të shkuarën, për të rregulluar një marrëdhënie familjare ose për të marrë një vendim të rëndësishëm për shtëpinë. Ndërsa 17 gushti parashikohet si një nga ditët më të favorshme të muajit, me më shumë mbështetje, mirëkuptim dhe zhvillime pozitive.

    Në pjesën e dytë të muajit, vëmendja largohet nga problemet familjare dhe kalon te jeta personale. Me hyrjen e Diellit dhe më pas të Mërkurit në Virgjëreshë, rriten mundësitë për njohje të reja, flirt, lajme të mira dhe ftesa interesante. Për ata që nuk janë të fokusuar te dashuria, kjo është një periudhë e mirë për t’iu rikthyer një pasioni apo hobi të vjetër.

    Muaji mbyllet me Eklipsin Hënor në Peshq, më 27 gusht, që sipas Campos mund të sjellë realizimin e një dëshire të kahershme ose një mundësi të shumëpritur. Në fund të gushtit, astrologia këshillon Demët të reflektojnë më shumë për punën dhe t’u rikthehen projekteve krijuese që kanë lënë pezull.

    demi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.