TIRANË– Në seancën e sotme plenare deputeti socialist Pandeli Majko i ka bërë thirrje Kuvendit që të votojnë ndryshimet sikundër kanë rënë dakort. Ndërsa më pas ka theksuar se duhet të bëhet një nënvizim lidhur me votën e Diasporës.
Ndër të tjera Majko tha se nuk besonte se do të kishte pjesëmarrje në zgjedhje të 1 milionë zgjedhësve që jetojnë jashtë, por do të kemi ushtrim të së drejtës së zgjedhjes.
“Mund të kemi probleme, por do ti zgjidhim rrugës. Uroj që ky propozim mos jetë si gozhda e nastradinit. Këtu nuk na ka sjellë dashuria politike, por Kushtetuta. Kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që na detyroi dhe nëse nuk do të merreshin këto dy masa, do të ishim përpara faktit se zgjedhjet do të kontestoheshin nga ana ligjore. Nuk na kanë sjellë në këtë situatë ne, sistemet. Nuk kemi pse fajësojmë sistemet, kur dështojnë rregullat e brendshme të partive politike. Nuk ka pse të thuhet se me këtë marrëveshje Edi Rama do të bëhet mbret. Unë nuk e di të jetë shkruar ndonjë rregull këtu me presio.”- tha Majko.


