Në Zgjedhjet lokale në Mbretërinë e Bashkuar 2026, miliona qytetarë në Angli, Uells dhe Skoci u janë drejtuar kutive të votimit, në një proces që pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në ekuilibrat politikë në vend.
Në garë janë rreth 5 mijë vende këshilltarësh lokalë dhe përfaqësues në strukturat rajonale, ndërsa votimi do të vijojë deri në mbrëmje.
Sipas sondazheve të fundit, Partia Laburiste e kryeministrit Keir Starmer pritet të përballet me humbje të konsiderueshme, ndërsa parti të tjera si Reform UK dhe Të Gjelbrit parashikohet të fitojnë terren në disa zona të Anglisë dhe Uellsit.
Analistët politikë theksojnë se laburistët mund të humbasin mijëra vende në këshillat lokalë, përfshirë edhe bastione tradicionale në qytete të mëdha si Londra, gjë që do të sillte presion të shtuar mbi udhëheqjen e partisë.
Rezultatet pritet të jenë vendimtare për klimën politike në vend, duke reflektuar një zhvendosje të mundshme të votës drejt partive më të vogla dhe duke sfiduar dominimin tradicional të sistemit dypartiak në Britani.
Në këto zgjedhje vërehet gjithashtu një rritje e numrit të kandidatëve me origjinë shqiptare në disa bashki të Londrës dhe qytete të tjera, megjithëse ata mbeten ende kryesisht në nivelet lokale të përfaqësimit.


