Ditën e sotme Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se deri më tani në total janë regjistruar 44 kallëzime për veprat penale që kanë të bëjnë me fushatën elektorale.
Në lidhje me kallëzimet e bëra, Prokuroria njofton se kanë qenë: 19 raste nga policia gjyqësore, 9 raste nga SPAK, 6 raste subjekte politike, 8 raste të nisura kryesisht dhe 2 raste nga shtetas.
Ndër ta kryesojnë qyteti i Fierit, Durrësit, Tiranës si dhe Dibrës që përmenden për parregullsi.
“Nga raportimet e bëra në Prokurorinë e Përgjithshme rezulton se kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 2 në Prokurorinë Durrës, 7 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 3 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Pergjithshme.


