Pas dorëzimit të listës zyrtare të PD-së në KQZ detaje të reja kanë dalë në pah.
Nga hetimet e bëra rezulton se nga kandidatët e saj të listës së mbyllur figurojnë të regjistruar si përfaqësues të partive aleate.
Emrat e Përfshirë në Skandal:
Dibër
• Denisa Vata: Kryetare e degës së PD-së në Mat. Regjistruar si kandidate e Partisë Lëvizja Legalitetit.
Tiranë
• Klevis Balliu: Shef Organizimi në PD dhe drejtues politik në Njësinë 3. Regjistruar si kandidat i Frymës së Re Demokratike (FRD).
• Besart Xhaferri: Kryetar i FRPD-së. Regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar Demokrat.
Shkodër
• Greta Bardeli: Deputete aktuale e PD-së. Regjistruar si kandidate e Partisë Demokristiane.
Vlorë
• Atird Hoxha: Kryetar i degës së PD-së në Vlorë. Regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar.
Kujtojmë se kandidatët e mësipërm janë përfaqësues të PD-së: Greta Bardeli është deputete aktuale, Besart Xhaferri kryeson forumin rinor të partisë, ndërsa Klevis Balliu ka dalë nga primaret e PD-së.
Kjo manovër synon përfitimin e fondeve publike të alokuara për partitë parlamentare.
Pas përfundimit të zgjedhjeve, me zgjedhjen e këtyre individëve si deputetë, partitë që ata përfaqësojnë formalisht do të përfitojnë nga buxheti i qeverisë për partitë parlamentare.



