Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zgjedhjet e 11 majit. Basha premton pensione 450 euroshe

    April 8, 2025
    Zgjedhjet e 11 majit. Basha premton pensione 450 euroshe

    Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ditën e sotme zhvilloi një takim me familje tiranase në degën numër 8 në Tiranë.

    Në takimin e bërë u diskutuan shqetësimet e pensionistëve të cilët me aq pension sa marrin, paratë atyre nuk u dalin as për ilaçe apo për t’i garantuar dinjitetin.

    Basha foli gjithashtu për programin e Koalicionit Euroatlantik që lidhet me këtë kategori.

    Në fjalën e tij Basha premtoi se mundësitë që ofron ekonomia shqiptare, pensioni minimal do të jetë 250 euro, ai mesatar 450 euro brenda dy viteve të para të qeverisjes.

    Sipas tij, të gjithë pensionistët me të ardhura nën 300 euro do të përfitojnë një kompensim fiks mujor për ilaçet dhe energjinë elektrike.

    Më tej Basha tha se të moshuarit më 11 maj duhet ta kuptojnë që vota e tyre do të përcaktojë nëse lekët do të shkojnë ose për pensionet e tyre, ose për shokët e 7×7=313.

    “Ne me program, me ekip, i kemi të gjitha, është fare e thjesht, o lekët për pensionistët shqiptarë, o lekët tek shokët, tek 7×7=313. Kjo është zgjedhja në 11 maj. Kështu që doni lekët për pensionistët, numri 4, Koalicioni euroatlantik, me program, me plan, që pensionisti shqiptar të paktën të ketë mjaftueshëm për t’i garantuar dinjitetin. Se me këto pensione, pensioni mesatar shqiptar aktualisht shkon i gjithi për ilaçe.
    Me programin e Koalicionit Euroatlantik, pensioni minimal do të jetë 250 euro brenda dy viteve të para të qeverisjes sonë. Kjo do të bëhet me një indeksim progresiv që garanton fuqinë blerëse të pensionistëve.
    Pensioni mesatar do të arrijë 450 euro brenda mandatit të parë, duke rritur mbështetjen për pensionistët sipas kontributeve të tyre dhe duke siguruar që askush të mos mbetet pas.
    Shtesa mujore për ilaçe dhe energji – të gjithë pensionistët me të ardhura nën 300 euro do të përfitojnë një kompensim fiks mujor për të mbuluar kostot bazë të shëndetësisë dhe energjisë elektrike.
    Një reformë e re e sistemit të pensioneve që garanton mbështetje më të madhe për ata me pensione më të ulëta dhe një plan të qëndrueshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm.
    Kjo nuk është thjesht një premtim, por një plan i realizueshëm, i bazuar në përvojën ndërkombëtare dhe në mundësitë reale të Shqipërisë. Pensionistët meritojnë më shumë, dhe ne do ta bëjmë realitet”
    – tha Basha.

     

    Basha premton pensione 450 euroshe Zgjedhjet e 11 Majit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.