TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka kërkuar një mbledhje me demokratët, në kuadër të zgjedhjeve dhe votës së diasporës.
Burimet bëjnë me dije se nesër në orën 14:00 është kërkuar mbledhja e grupit parlamentar të PD nga Gazment Bardhi.
Ndërsa çështje diskutimi do të jetë çështja e votës së diasporës, ku do u kërkohet drejtuesve politikë dhe deputetëve që të punojnë më shumë në këtë drejtim për të informuar qytetarët.
Gjithashtu do të diskutohet për çështjen e fushatës zgjedhore në Shqipëri.
Ndërsa pas tre orës, në 17:00 kreu i PD Sali Berisha do të zhvillojë një takim me krerët e degëve në selinë blu për terrenin e punës, ku pritet të marrë rrugë edhe çështja e primareve që është parashikuar edhe në Statutin e PD./Radar.al


