Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Feim Sufaj, i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, sqaroi se Ervin Salianji ka ndjekur procedurat ligjore për të kryer transplantin e flokëve gjatë kohës që ishte në paraburgim.
“Çdo i burgosur ka të drejtë të dalë për vizita mjekësore. I kufizohet vetëm liria, por jo të drejtat e tjera. Rregulloret tona i japin të drejtën të trajtohet edhe në klinika private, me kushtin që të respektohen masat e sigurisë dhe të mundësohet garantimi i tij”, deklaroi Sufaj.
Ai theksoi se nuk ka ndalim për të dalë nga institucioni edhe për trajtime estetike, për sa kohë respektohen procedurat dhe nuk cenohet siguria.


