Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia mund të ndërmarrë një ofensivë masive kundër vendit, duke bërë thirrje për vigjilencë të shtuar nga qytetarët.
Në një mesazh të regjistruar me video, Zelensky theksoi se ditët në vijim janë kritike dhe kërkoi kujdes të veçantë ndaj paralajmërimeve për sulme ajrore.
“Ditët e ardhshme duhet të qëndrojmë në gatishmëri të lartë. Rusia është përgatitur për një sulm masiv dhe po pret momentin e duhur për ta realizuar. Çdo rajon duhet të jetë gati të reagojë shpejt dhe të mbështesë qytetarët tanë”, tha Zelensky.
Autoritetet ukrainase kanë rritur masat e sigurisë, ndërsa situata mbetet e tensionuar në të gjithë vendin, mes shqetësimeve për një përshkallëzim të ri të luftës.
In the coming days, we must remain extremely vigilant—Russia has prepared for a massive strike and is waiting for the moment to carry it out. Please pay close attention to air raid alerts. Every region must be ready to respond quickly and support our people. pic.twitter.com/eC5mH7QmMc
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 19, 2026


