Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Murali i Lionel Messit në Tiranë bëhet viral pasi shpërndahet nga gazetari i njohur italian

    “I kam ofruar postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar”, Duka zbulon prapaskenat: U tërhoq në momentet e fundit

    Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje ushtarake

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nga mjalti e gështenjat te fasulet me mish të thatë, prodhimet e regjistruara për t’u mbrojtur

    April 17, 2026

    Numri i produkteve që janë regjistruar për t’u mbajtur si pjesë e një prej kategorive që njeh ligji ka ardhur në rritje edhe gjatë vitit të shkuar. Nga mjalti tek vaji i ullirit apo specialitetet tradicionale, janë disa emra që janë raportuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si pjesë e procedurave të regjistruara dhe të njohura edhe ndërkombëtarisht.

    Konkretisht në raportin e realizimit të buxhetit të vitit të shkuar thuhet se “gjatë kësaj periudhe nga struktura përgjegjëse në Ministri për skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore, janë realizuar shtatë takime për: vlerësimin e aplikimit për regjistrim me TGJM (Tregues Gjeografik i Mbrojtur), “Mjalti i bedunicës Frashër”, Përmet, Gjirokastër dhe “Gështenja e Pultit”, Shkodër, për të cilat është dërguar mendimi pozitiv në DPPI. Po ashtu janë dhënë dhe “Certifikatat e Cilësisë”, për dy produkte të regjistruara si TGJM: “Molla e Dvoranit”, Korçë dhe “Vaj ulliri Valmi, Elbasan” thuhet në dokument.

    Nga ana tjetër ministria shton se janë vlerësuar dhe janë regjistruar dy receta si STG (Specialitet Tradicional i Garantuar) “Fasule Lekbibaj me mish të thatë”, Tropojë, Kukës, si dhe “Jufka Dibre me pulë”, Dibër.

    “Janë njohur nga BE dhe vendet anëtare të WIPO-s dy produkte shqiptare të regjistruara si GI(tregues gjeografikë): “Vaj ulliri Valmi, Elbasan”, si dhe “Gështenja e Reçit”.

    Rritja e listës së produkteve që mbajnë një prej këtyre kategorive vlerësohet si pozitive për një sërë aspektesh. Së pari janë produkte që garantojnë cilësi dhe për të cilët konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë më shumë. Po kështu hapin rrugën për eksport të tyre dhe i mbrojnë nga falsifikimet.

    Një tjetër element i rëndësishëm është lidhja me turizmin ku pjesa autentike është ajo që çohet gjithmonë e më shumë nga të huajt që vizitojnë Shqipërinë dhe këto produkte përfaqësojnë pikërisht këtë element.

    Pikërisht kulinaria autentike është ajo që merr edhe vlerësimet më të larta në përshtypjet e vizitorëve diçka që ka bërë që agroturizmi si një nga segmentet kryesorë të turizmit të ketë një rritje të qëndrueshme nga viti në vit./Monitor

    fasulet gështenjat mjalti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Murali i Lionel Messit në Tiranë bëhet viral pasi shpërndahet nga gazetari i njohur italian

    April 17, 2026

    “I kam ofruar postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar”, Duka zbulon prapaskenat: U tërhoq në momentet e fundit

    April 17, 2026

    Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje ushtarake

    April 17, 2026

    Bordi rrit çmimin e naftën në 210 lekë për litër

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.