Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Synimi ynë është mbyllja përfundimtare e ‘Ligjit të Luftës’ me Greqinë brenda vitit

    Të shtëna me armë në Laç, qëllohet një automjet, autorë dyshohet një familje

    Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë drejtuesi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zelenski, drejtuesit e NATO-s dhe BE-së diskutojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën

    December 19, 2024
    Zelenski, drejtuesit e NATO-s dhe BE-së diskutojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski dhe Mark Rutte

    BRUKSEL– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski pati bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe udhëheqës të tjerë evropianë të mërkurën, me synimin për të marrë ndihmë të menjëhershme për të forcuar përpjekjet e Kievit në luftë dhe për të diskutuar garancitë afatgjata të sigurisë.

    Presidenti Zelenskiy u tha gazetarëve se bisedimet e së mërkurës në Bruksel dhe një diskutim me 27 udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të nesërmen, ishin “një mundësi shumë e mirë për të folur për garancitë e sigurisë për Ukrainën për sot dhe për nesër”.

    Ndërsa udhëheqësit evropianë këmbëngulin se po fokusohen në nevojat urgjente të Ukrainës, disa zyrtarë kanë filluar të diskutojnë se si të garantojnë sigurinë e vendit pasi lufta të ndalet, përfshirë me mundësinë e vendosjes së forcave evropiane.

    Duke postuar më vonë në rrjetin X, Presidenti Zelenskiy tha se ai dhe zoti Rutte patën një “takim të rëndësishëm dhe shumë thelbësor” duke u fokusuar tek “forcimi i mbrojtjes ajrore për Ukrainën dhe sigurimin e besueshmërisë së paqes për të cilën po punojmë kolektivisht”.

    NATO “do të bëjë gjithçka për t’u siguruar që Ukraina të jetë sa më e fortë që të jetë e mundur, kur të kthehemi drejt diplomacisë më aktive”, tha ai.

    Bisedimet e së mërkurës u zhvilluan me Ukrainën në lidhje me mbrojtjen në fushën e betejës dhe pasigurinë mbi mbështetjen e ardhshme nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Presidenti i zgjedhur Donald Trump kërkon një fund të shpejtë të luftës dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

    Zoti Rutte tha se bisedimet do të fokusohen tek marrja e masave që Ukraina të jetë “në pozicionin më të mirë të mundshëm” sa herë që vendos të hyjë në bisedimet e paqes, duke e furnizuar me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë të tjera për të mbështetur luftën e Kievit kundër forcave pushtuese ruse.

    Zoti Rutte dhe zoti Zelenskiy iu bashkuan më vonë një grupi udhëheqësish të tjerë evropianë.

    NATO-ja nuk tha se kush do të merrte pjesë në këto bisedime. Por diplomatët thanë se në bisedime do të përfshiheshin Kancelari gjerman Olaf Scholz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti polak Andrzej Duda, ministrat e jashtëm të Francës dhe Britanisë, si dhe zyrtarët e lartë të BE-së, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa.

    Dislokimi i forcave evropiane

    Më herët, Presidenti ukrainas Zelenskiy u takua me Presidentin francez Emmanuel Macron, i cili ka mbështetur diskutimin për idenë e forcave evropiane për Ukrainën.

    “Ndajmë një vizion të përbashkët: garancitë e besueshme janë thelbësore për një paqe që mund të arrihet vërtet”, postoi zoti Zelenskiy në rrjetin X pas takimit.

    “Vazhduam të punojmë për iniciativën e Presidentit Macron në lidhje me praninë e forcave në Ukrainë, që mund të kontribuojnë në stabilizimin e rrugës drejt paqes”.

    I pyetur se si do të përgjigjet Britania nëse Presidenti Zelenskiy do të kërkonte dërgimin e trupave britanike në Ukrainë, ministri i Jashtëm britanik David Lammy tha për Sky News se nuk shihte asnjë shenjë se Presidenti rus Vladimir Putin ishte i gatshëm për të negociuar.

    “Diskutimi ka të bëjë me furnizimin e Ukrainës për ditët në vijim. Kjo është arsyeja pse takohemi në këtë moment shumë të zymtë, për t’u siguruar që Ukraina do ta kalojë dimrin dhe do të hyjë në vitin 2025”, tha ai.

    “Unë e di se ka shumë spekulime, por e vërteta është se Putini nuk është një njeri me të cilin mund të negociosh, kur ai po shkakton një kaos të tillë në tokën evropiane në këtë moment në kohë”, shtoi ai. “Është forca ajo ndaj së cilës Vladimir Putini do të reagojë”./VOA

    BE Mark Rutte nato Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Synimi ynë është mbyllja përfundimtare e ‘Ligjit të Luftës’ me Greqinë brenda vitit

    April 22, 2026

    Të shtëna me armë në Laç, qëllohet një automjet, autorë dyshohet një familje

    April 22, 2026

    Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë drejtuesi

    April 22, 2026

    Aksident në Velipojë-Shkodër, tre të plagosura jashtë rrezikut për jetën

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.