Janë bërë publike detajet e marrëveshjes së koalicionit të djathtë për zgjedhjet e 11 majit, si dhe të dhënat mbi shpenzimet e deklaruara në fushatën zgjedhore nga partitë pjesëmarrëse.
Sipas dokumenteve zyrtare, pesë subjektet politike të koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike kanë raportuar këto shuma:
Partia e Lirisë – 15,000,000 lekë
Partia Republikane – 5,000,000 lekë
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) – 5,000,000 lekë
Partia Agrare Ambientaliste (PAA) – 5,000,000 lekë
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) – 5,000,000 lekë
Në total, shpenzimet e raportuara nga aleatët e djathtë kapin vlerën 35 milionë lekë, pa përfshirë fondet e përdorura nga vetë Partia Demokratike, që është subjekti kryesor i koalicionit.
Burime pranë strukturave të koalicionit bëjnë me dije se marrëveshja parashikon bashkëpunim të koordinuar në zonat elektorale kyçe, me synim maksimizimin e votës opozitare në zgjedhjet e 11 majit.


