Xum Allushi u eleminua nga Big Brother Albania VIP 4 mbrëmjen e të martës në nominimin kokë më kokë me Egli Takon.
Kujtojmë që Xumi prej nisjes së BBV, shprehu pëlqim për Eglin, por ajo nuk ia pranoi. Ndërkohë në media qarkulloi një foto e Xumit me ish partnerin e Eglit, Olsi Bylykun.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Xumi u pyet dhe për këtë foto që qarkullon në internet me Bylykun.
Ai u shpreh se ajo foto është bërë rreth 9 vite më parë, teksa theksoi se nuk ka shoqëri me ish-partnerin e Eglit.
“Eglin e kam njohur nga jashtë pasi kam dëgjuar dhe këngët e saj. Me ish-partnerin e Eglit, s’kam miqësi. Ajo foto është shkrepur para 9 vitesh. U bë kohë e gjatë që s’kam kontakt me atë. E di që ka qenë ish-partnere e një kolegu, por jo e një shoku apo miku tim.
Nuk jam penduar për asgjë në BB VIP 4. Kam pasur respekt dhe mirënjohje të madhe për Eglin. Kam parë një vajzë me vlera. I kam thënë Eglit në sy ‘unë nuk jam i dashuruar me ty’, i kam thënë ‘ndjej për ty’.”, theksoi Xum Allushi.


