Media italiane “La Repubblica” publikoi një shkrim për kampin e emigrantëve në Gjadër.
Sipas saj kampi në Gjadër pritet të hapet më 1 shtator.
“Testi i parë nga inxhinierët ushtarakë, për të hapur vetëm një pjesë të qendrës së paraburgimit në Gjadër është caktuar në 20 gusht, i dyti që duhet të japë dakordësinë për dorëzimin përfundimtar në Ministrinë e Brendshme për 1 shtator. Dhe nisja e kontingjentit të parë prej 500 personash, përfshirë policinë, karabinierët, të cilët do të duhet të sigurojnë funksionimin e protokollit të Shqipërisë, është planifikuar gjithashtu për 20 gusht. Më herët ishin dhënë dy data të tjera për hapjen, por tashmë konfirmohet se fillimi i javës së katërt të muajit starton edhe misionin e ri për qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin të Lezhës”, shkruan “La Repubblica”.
Kujtojmë se hapja e qendrës në Gjadër ishte parashikuar të hapej më 1 gusht, por u shty për shkak të të papriturave që shoqëruan ngritjen e saj në një territor të shkretë, ndërkohë që qendra e dytë për refugjatët në Portin e Shëngjinit, është gati.


