Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 38- vjeçarin Olsi Bibollari, pasi vodhi 15.000 euro në një banesë në ‘Komunën e Parisit’.
Banesa në të cilën 38- vjeçari ka vjedhur shumën e lekëve u zbulua se është e Eqerem Hasanit, i cili është edhe shefi i urgjences së sëmundjeve të brendshme në QSUT.
Sipas policisë, 38- vjeçarit i është sekuestruar shuma e parave të dyshuara të vjedhura, që u gjetën në banesën e autorit të dyshuar, një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë vjedhjes.
Sipas burimeve mësohet se 38-vjeçari dhe mjeku kanë pasur lidhje miqësore, ku para një jave doktori i ka dhënë 50 mijë euro borxh autorit të vjedhjes, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri. Por, pasi janë takuar doktori ka harruar çelësin e apartamentit në makinën e Bibollarit, të cilin ky i fundit e ka marrë dhe ka shkuar në shtëpinë e mjekut, e ka hapur dhe ka marrë lekët.
Denoncimin e ka bërë vetë doktori në polici dhe pasi kanë hapur kamerat dhe provat e tjera është identifikuar.


