GREQI- Një burrë 89-vjeçar ka sulmuar ditën e sotme zyrat qendrore të EFKA-s (Enti i Sigurimeve Kombëtare Shoqërore të Greqisë), në Kerameikos të Athinës.
Bëhet me dije se ai ka qëlluar me armë gjahu, duke plagosur një punonjës në rrethana e motive që ende mbeten enigmë, pastaj mori një taksi duke fshehur armën.
Nuk mjaftoi me kaq, sepse ai mbërriti në Gjykatën e Apelit në Loukareos, qëlloi dhe plagosi katër gra të tjera, nëpunëse të institucionit. Dhe pas të gjitha këtyre krimeve, mori arratinë nga vendngjarja dhe mbetet i pa kapur, duke alarmuar autoritetet greke./Radar.al


