Olsi Bibollari nga Tirana ka vjedhur një shumë prej 15 mijë eurosh në banesën e shefit të Urgjencës në QSUT, Eqerem Hasani.
Bibollari është arrestuar gjatë ditës së sotme nga policia e Tiranës për akuzën e vjedhjes.
Sipas policisë, Olsi Bibollari nga Tirana ka vjedhur një shumë prej 15 mijë eurosh në banesën e një doktori në Komunën e Parisit.
Autoritetet bëjnë me dije se 38- vjeçarit i është sekuestruar shuma e parave të dyshuara të vjedhura, që u gjetën në banesë, një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.


