THETH– Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Në veri të vendit raportohet se akset e Lotit 1, përfshirë rrugët Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë -Theth, janë bllokuar nga dëbora rënë gjatë natës, e cila vijon ende paraditen e kësa të enjteje.
Megjithatë, raportohet se rrugët janë të pastruara dhe të kriposura, duke siguruar që qarkullimi të kryhet pa asnjë problem.
Autoritetet përkatëse vijojnë mbikëqyrjen dhe ndërhyrjen për të mbajtur rrugët të hapura dhe të sigurta për përdoruesit./Radar.al


