Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbardhet skema: Si shqiptarët rekrutonin ukrainasit në Vlorë

    March 4, 2025
    Zbardhet skema: Si shqiptarët rekrutonin ukrainasit në Vlorë

    Së fundmi një organizatë ndërkombëtare sllave është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme pas zbulimit të një baze në Vlorë në fundvit, ku u gjetën disa ukrainas, mjeshtra të IT që punonin në kompjuter.

    Kujtojmë se këta të fundit nëpërmjet aplikacioneve të pazbërthyera kryenin aktivitete të paligjshme duke hyrë në dark web-e ku punësonin të tjerë nëpër shtete të e Evropë, mes tyre dhe për trafik. Të rekrutuarit mësohet se paguheshin me bitcoin dhe me monedha virtuale.

    Dy prej viktimave të trafikuara që u njohën me trafikantët përmes telegram rezultuan të ishin në listën e dëshmitarëve që u pyetën në Gjykatën e Posaçme në vazhdën e mbledhjes së provave. Ndërsa thuhet se të tjerë do të pyeten në vazhdim.

    ‘Më rekrutuan në Varshavë. Më rekrutoi Juri, ata më bënë testin e poligrafit për të zbuluar nëse isha I lidhur me policinë, isha gazetar, apo isha përdorues. Do paguhesha 250 dollarë java dhe 25 dollarë për këdo që rekrutoja” . Kjo është dëshmia e Danielit dhënë në gjykatë të hënën.

    Danieli së bashku me 18 të tjerë u gjet në fund të vitit i mbyllur në një shtëpi në qytetin e Vlorës.

    Kjo çështje nën hetim nga SPAK për akuzën e trafikimit të personave të rritur, është në fazën e sigurimit të provës për të parandaluar ndryshimin e tyre.

    Ndonëse hetimet akoma nuk janë finalizuar, Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar që duhet të administrohen deklaratat në një seancë me dyer të mbyllura dhe përpara një gjyqtareje të Posaçme ku dhe po sillen të gjithë shtetasit që sakaq mbahen në një qendër për trajtimin e viktimave.

    Autoritetet u aktivizuan mbas ankesës nga ambasada e Ukrainës që bazohej në informacionin e përcjellë nga Volodymir Savinov i cili sinjalizonte se nipi i tij ukrainas po detyrohej të punonte me dhunë.

    Që është përdorur dhunë ndaj të trafikuarve e tha në  gjykatë edhe ukrainasi tjetër Kiril, i cili tha se ishte dhunuar ngaqë kishte nxjerrë një informacion dhe madhe ishte filmuar , një provë që ishte dërguar në Varshavë: Kur polica shkoi në koordinatat e referuara gjeti në një sallon gjashtë persona me kompjuter përpara. Dhe kur u mor në pyetje nipi i ankuesit  ai kujtoi se e gjeti punën përmes Telgramit dhe se u intervistua nga një person me nofkën Fresko. Ajo që ju tregua të riu mbasi u punësua ishin videot e frikshme  të dhunës ku dukeshin punëdhënësit se si thyenin gjymtyrët e të punësuarve

    Puna që dëshmojnë deri më tani viktimat e trafikuara është ajo e  rekrutimit  të shtetasve për të kryer transport droge  që më pas nëse i bindnin i referonin tek dy persona me nofkën mustang de  Kika. Gjatë qëndrimit në Shqipëri të rinjve u ishin hequr pasaportat që mos të arratiseshin.

    SPAK po këqyr 27 telefona ndërsa ka gjetur edhe 24 pasaporta që ju përkasin të rinjve, që dyshohet se janë punësuar nga një organizatë kriminale jashtë vendit. Deri më tani janë identifikuar dhe janë nën hetim shtetasit Nazar Khamulio dhe Mark Petrenko  dhe një person i identifikuar nga vitkimat si Oleh i cili njihej me pseudonimin ‘E premte”.

    Ndërkohë që një tjetër siç tregojnë ukrainasit me emrin Karols Oskiera me nofkën veterineri ishte larguar në Armeni./ Top Channel

     

    shqiptarët rekrutonin ukrainasit skema tch Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.