Ish deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Akuza e shpërdorimit të detyrës i është komunikuar këtë të premte, 11 tetor ish deputetit, dy ditë pas lënies së mandatit.
Ai mbërriti i shoqëruar nga avokatja mbrojtëse sot në SPAK, ku qëndroi për 35 minuta.
Në dalje, për mediat ai nuk dha detaje, ndërsa shtoi se do të paraqitet në organin hetues sa herë ta thërrasin.
“Mund t’i drejtohemi SPAK për informacione të mëtejshme. Faleminderit, mirë u pafshim”, tha ai.
I pyetur se “cili është problemi shëndetësor që keni?”, u përgjigj: “Nuk është objekt i hetimit dhe nuk keni pse e bëni këtë pyetje”.
Siç raportoi ekskluzivisht Radar.al, Çyrbja hoqi dorë nga mandati një ditë pasi SPAK më 8 Tetor, e mori në pyetje për gati 5 orë.
LEXO EDHE
Hoqi dorë nga mandati i deputetit, a ka lidhje me SPAK? Reagon Jurgis Çyrbja: Kam nevojë për kohë
Ekskluzive/ Dorëhiqet deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja? Dje u thirr nga SPAK
Përfundon marrja në pyetje/ Çyrbja pas daljes nga SPAK: Drejtohuni Prokurorisë së Posaçme për…
Dje dorëzoi mandatin e deputetit/ Jurgis Çyrbja thirret sërish në SPAK
Qendroi 5 orë për t’u marrë në pyetje në SPAK, ja si reagoi për mediat deputeti i PS


