TIRANË– Ditën e djeshme, Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend, ndërsa sot Çyrbja është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme.
Bëhet me dije se Çyrbja është njoftuar për t’u paraqitur këtë të premte në orën dhjetë. Të enjten deputeti socialist deklaroi për mediat se dorëheqja e tij nuk lidhet me thirrjen dhe paraqitjen në Prokurorinë e Posaçme, para dy ditësh.
Ndër të tjera është shprehur se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.


