Burime për Radar.al kanë thënë se deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja ka hequr dorë nga mandati i deputetit.
Dorëheqjen mësohet se ai e ka dorëzuar këtë të enjte, 9 tetor tek kryeministri Edi Rama.
Nuk dihet ende një arsye përse kjo lëvizje e deputetit, por ajo vjen një ditë pasi ai qëndroi për 5 orë për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Çyrbja u paraqit pranë SPAK më 8 tetor për një kallëzim të Edi Palokës në kohën kur ishte drejtor Hipoteke.
LEXO EDHE
Qendroi 5 orë për t’u marrë në pyetje në SPAK, ja si reagoi për mediat deputeti i PS


