Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Dënimi i Salianjit nga Apeli/ Zbardhet shkresa që Prokuroria e Tiranës i dërgoi Kuvendit (DOKUMENTI)

    September 27, 2024
    Dënimi i Salianjit nga Apeli/ Zbardhet shkresa që Prokuroria e Tiranës i dërgoi Kuvendit (DOKUMENTI)

    TIRANË– Është zbardhur shkresa e Prokurorisë së Tiranës për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për deputetin e PD-së Ervin Salianji, që dënoi me 1 vit burg nën akuzën e kallëzimit të rreme.

    Radar.al ka siguruar dokumentin e plotë që Prokuroria i dërgoi Parlamentit.

    DOKUMENTI I PLOTË I PROKURORISË:

    Në Tiranë, sot më datë 27.09.2024, unë Elona Alvora, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi studiova vendimin Nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka marrë formë të prerë me datë 26.09.2024 me vendimin nr 3473 çështja të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhënë për të dënuarin:

    Ervin Salianji, i biri i Bujar dhe Shegë, i dti 16.01.1988, lindur në Korçë, me arsim të lartë, me shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, rruga “Asim Vokshi”, i ndjekur në gjendje të lirë, i përfaqësuar nga Av. Ledio Braho,

    KONSTATOVA

    Me vendimin penal nr. 2900, datë 18.12.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ndër të tjera:

    Të deklarojë fajtor të pandehurin Ervin Salianji për veprën penale “Kallzimi i rremë”. kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 të Kodit Penal, e denon me I (nje) vit burgim.

    Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervin Salianji, fillon nga dita që ky vendim merr formë të prerë.

    Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervin Salianji, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme

    Ky vendim gjyqësor është marrë në shqyrtim më datë 26.09.2024 me vendimin nr 3473 çështja të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku në lidhje me të dënuarin është vendosur si vijon:

    “Lënien në fuqi të vendimit nr 2900, date 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane.” Vendimi është sjellë për ekzekutim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

    Rezulton se shtetasi Ervin Salianji është deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për pasojë një kopje e urdhrit duhet t’i komunikohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

    Për sa më sipër, në mbështetje të neneve 462-464 të K.Pr.Penale, si dhe ligjit 79/2020 Par ekzekutimin e vendimeve penale”,

    1. Ekzekutimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka marrë formë të prerë më datë 26.09.2024, për të dënuarin Ervin Bujar Salianji, për kryerjen e veprës penale “Kallzimi I rremë” (kryer në bashkëpunim) parashikuar nga neni 305 e 25 të Kodit Penal.
    2. Me zbatimin e këtij urdhri ngarkohen:

    2.1 I dënuari duhet të vuaj dënimin në masën 1 (një) vit burgim në një burg të sigurisë së zakonshme.

    Në kushtet kur hetimi dhe gjykimi I shtetasit Ervin Bujar Salianji është bërë në gjendje të lirë, ngarkohet me ekzekutimin e kësaj pike të vendimit gjyqësor Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

    1. Ky urdhër t’i njoftohet të dënuarit Ervin Bujar Salianji, mbrojtësit, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (për shkak se I dënuari gëzon statusin e deputetit), si dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
    2. Për fillimin dhe përfundimin e ekzekutimit të këtij vendimi penal të njoftohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, që ka nxjerrë urdhërin e ekzekutimit.

    Kuvendi i Shqipërisë Salianji denohet me 1 vit burg Zbardhet shkresa e Prokurorise
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.