Detaje të reja kanë dalë në pah nga sherri i ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Ali Demit”.
Burimet policore bëjnë me dije se nga sherri i ndodhur ka mbetur i plagosur një 26-vjeçar, pas konlfikti fizik që ky i fundit ka patur me disa të tjerë.
Një grup djemsh pjesë e të cilit thuhet se kanë qenë shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, kanë sulmuar me sende shkop bejsoboli të riun e pastaj kanë hapur zjarr në ajër.
Për rrjedhojë grupi i të rinjve është shpallur në kërkim.
Ndërsa thuhet se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin. Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26 vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” njofton policia.
LEXO EDHE:
Misteri i vd*kjes së foshnjes shqiptare. Pse akuzohen prindërit e bebes?
Spiropali merr pjesë në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore së bashku me ambasadorin shqiptar në Kiev


