Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së

    April 30, 2026


    KINË- Qeveria kineze bllokoi blerjen e startup-it të inteligjencës artificiale Manus nga kompania Facebook Meta. SHBA dhe Kina janë në garë për teknologjinë e së ardhmes, inteligjencën artificiale.

    Kina bllokoi blerjen e planifikuar të startup-it tëinteligjencës artificiale Manus nga kompania amerikane Meta. Autoriteti përgjegjës për shqyrtimin e sigurisë së investimeve të huaja e ndaloi marrëveshjen dhe u kërkoi palëve ta anulojnë transaksionin, njoftoi Komisioni Kombëtar për Zhvillimin dhe Reformat.

    Ky vendim nxjerr në pah përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës për të parandaluar largimin e talenteve dhe teknologjisë drejt SHBA-së. Të dy vendet janë në garë për udhëheqje në teknologjinë e së ardhmes, inteligjencën artificiale.

    Drejtuesit nuk duhet të largohen nga Kina

    Meta, kompania mëmë e platformave sociale si Facebook, WhatsApp dhe Instagram, kishte njoftuar në dhjetor blerjen e startup-it Manus. Çmimi i blerjes pritej të ishte mbi dy miliardë dollarë.

    Pekini e sheh këtë çështje të ndjeshme nga pikëpamja e sigurisë. Sipas raportimeve, gjatë shqyrtimit të ofertës disa drejtues kryesorë të kompanisë u penguan përkohësisht të largoheshin nga Kina. Ndër ta ishte edhe bashkëthemeluesi Xiao Hong.

    Selia e kompanisë zhvendoset në Singapor

    Startup-i Manus konsiderohet si specialist në të ashtuquajturit “agjentë të inteligjencës artificiale”. Këto programe nuk kufizohen vetëm në përgjigjen e pyetjeve, por mund të kryejnë edhe detyra më komplekse me ndërhyrje minimale njerëzore.

    Zanafilla e kompanisë ishte në Kinë, por më vonë ajo e zhvendosi selinë e saj në Singapor. Nga mediat shtetërore ajo konsiderohet si “DeepSeek i ardhshëm”. Kompania kineze e softuerit DeepSeek tërhoqi vëmendje në mbarë botën në fillim të vitit 2025 pas publikimit të një sistemi të fuqishëm të inteligjencës artificiale./DW

    Kina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    April 30, 2026

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    April 30, 2026

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    April 30, 2026

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.