Gjatë ditës së sotme, detaje të reja kanë dalë në pah nga atentati në Don Bosko në muajin shtator. Për rrjedhojë të ngjarjes siç ju kemi raportuar dhe gjatë ditës së sotme është vënë në pranga një nga të të dyshuarit e ngjarjes Denis Tahiri.
Burimet bëjnë me dije se është zbuluar dinamika e ngjarjes se si u identifikua Tahiri.
Mësohet se menjëherë pas atentatit Tahiri mbërriti në vendin e ngjarjes me një makinë të marrë me qira.
“I dyshuari Denis Tahiri është identifikuar pasi ka shkuar në ngjarje me një automjet të cilin i kishte vendosur targat e makinës të një makine tjetër që e kishte marrë me qira. Një kamer sigurie identifikoi targat. Kur është pyetur pronari i vërtetë i automjetit të marrë me qira, ai ka pohuar se makina i është dhënë me qira Tahirit.”


