Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe trashëgiminë kulturore, UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

    Zbardhet vra*ja e 85-vjeçares në Kurbin, arrestohet vajza e saj; procedohet edhe mjekja që e regjistroi si vdekje natyrale

    Ekstradohet nga Italia një i dyshuar për vra*je për gjakmarrje dhe fshehje ku*ome

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbardhet ngjarja e plagosjes së 26-vjeçarit në zonën e Freskut, Policia e Tiranës arreston autorin, në kërkim dy porositësit

    December 12, 2025

    Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses hetimet për plagosjen e rëndë të një 26-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 6 dhjetor 2025 në rrethrrotullimin e zonës së Freskut. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Porosia”, janë identifikuar tre persona të përfshirë në rast, mes të cilëve dy porositësit dhe një prej autorëve të sulmit.

    Autor i dyshuar i ngjarjes, Helidon Marku, 49 vjeç, është arrestuar, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e dy porositësve, Gjokë Ndrevataj dhe Xhemal Uka, si dhe të personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në sulm. Gjithashtu, një 33-vjeçar është proceduar penalisht për moskallëzim të rrethanave të ngjarjes.

    Njoftimi i Policisë
    Tiranë/Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur më datë 06.12.2025, te rrethrrotullimi i zonës së Freskut, ku u plagos rëndë, me sende të forta, një 26-vjeçar.

    Identifikohen 3 shtetas të përfshirë në këtë rast, konkretisht 2 porositësit e plagosjes dhe njëri nga autorët. Vihet në pranga ky i fundit dhe punohet intensivisht për kapjen e 2 porositësve.
    Të tre shtetasit e përfshirë, me precedentë penal të theksuar për krime kundër personit. I arrestuari, me precedent edhe për armëmbajtje pa leje.
    Procedohet penalisht një shtetas që dyshohet se ka shoqëruar autorin e plagosjes, te vendi i kryerjes së krimit, dhe nuk ka kallëzuar rrethana të rastit.

    Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të plagosjes së rëndë të shtetasit F. Y., me sende të forta, më datë 06.12.2025, te rrethrrotullimi i zonës së Freskut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit “Porosia”, identifikuan 3 shtetas të përfshirë në këtë rast, konkretisht H. M., 49 vjeç, Gj. N., 36 vjeç dhe Xh. U., 30 vjeç.

    Nga këto veprime rezultoi se 36-vjeçari dhe 30-vjeçari, për motive të dobëta, kanë porositur shtetasin H. M., për të kryer plagosjen.

    Në vijim të veprimeve operacionale, 49-vjeçari u kap dhe u vu në pranga, ndërkaq po punohet për kapjen e shtetasve Gj. N. dhe Xh. U., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në plagosjen e 26-vjeçarit.

    Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. D., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka shoqëruar shtetasin H. M., për të kryer krimin, si dhe ka refuzuar të deklarojë në polici, rrethana të kësaj ngjarjeje, për të cilat dyshohet se ka patur dijeni.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Fresku plagosja policia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe trashëgiminë kulturore, UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

    June 6, 2026

    Zbardhet vra*ja e 85-vjeçares në Kurbin, arrestohet vajza e saj; procedohet edhe mjekja që e regjistroi si vdekje natyrale

    June 6, 2026

    Ekstradohet nga Italia një i dyshuar për vra*je për gjakmarrje dhe fshehje ku*ome

    June 6, 2026

    Kapet në Kurbin i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 7 vite burg për trafik dro*e

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.